image Arrin në 27 numri i të vdekurve nga tërmetet tragjike në Thumanë e Durrës

Rajon

Shqipëri/ Arrin në 27 numri i të vdekurve nga tërmetet tragjike në Thumanë e Durrës

news image

Është shënuar viktima e 27-të e tragjedisë në Shqipëri.

Emergjencat Civile konfirmojnë se viktima u nxor pa jetë nga rrënojat e një objekti në Thumanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë mbi 650 njerëz kanë vizituar spitalet si pasojë e lëndimeve të marra. Disa prej tyre janë shtrirë dhe po marrin tretman të vazhdueshëm mjekësor.

Po bëhen më tepër se 24 orë që prej kur forcat e operacionit të kërkim-shpëtimit dhe specialistë të situatave emergjente nga shtete të ndryshme po vazhdojnë të gërmojnë në përpjekje për të nxjerrë sa më shumë njerëz të gjallë nga rrënojat.

Ekipe shtesë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës kanë shkuar sot në zonat ku po punohet për shpëtimin e njerëzve që vazhdojnë të gjenden nën rrënoja.

Megjithatë, një zjarrfikës italian për A2 ka thënë se shpresat nuk duhet të humbin, pasi që ka raste kur nxiren të gjallë edhe persona që qëndrojnë 72 orë nën rrënoja.

I tillë është rasti i Fatmir Gjanës, një qytetari i cili u shpëtua pas 24 orëve nën rrënojat e objektit 5-katësh të shembur në Durrës. /Gazeta Sinjali/