image Arrin në 15 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri

Rajon

Siguri/ Arrin në 15 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Ka shkuar në 15 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, ndërsa një 73-vjeçare humbi jetën paraditen e sotme.

Tri rastet e fundit janë konfirmuar në orët e vona të së mërkurës, ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu.

“Janë 283 raste të testuara dhe 15 pozitive. Tri rastet (e fundit) janë persona që lidhen me rastin e parë, me pacientin zero”, ka thënë Manastirliu.

Në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit, që sot u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka vdekur një person./GazetaSinjali/