image Arrin kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer në Shqipëri

Shqipëri

Arrin kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer në Shqipëri

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Aeroportin e Rinasit ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID i kompanisë “Pfizer”, raporton Gazeta Sinjali.

Rama ka thënë se kjo është vetëm pjesa e parë e 22 mijë e 230 dozave të kësaj vaksine që priten të arrijnë në Shqipëri deri më 20 prill.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Evropë për vaksinimin masiv”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/