image Arrin eksperti gjerman, nis riparimi i bllokut “B2”

Kosovë

Arrin eksperti gjerman, nis riparimi i bllokut “B2”

news image

Që nga 22 dhjetori Kosova është ballafaquar me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. E për riparimin e bllokut B2, ka ardhë një ekspert gjerman.

Ai ka arritur dje dhe pritet ta rregullojë këtë problem brenda pak ditësh.

Klankosova.tv merr vesh nga burime brenda KEK-ut se eksperti në fjalë është vetëm monitorues, ndërkohë e gjithë puna do të kryhet nga ekspertët e KEK-ut dhe gjatë ditëve në vijim pritet të saktësohet data e sanimit dhe e rikthimit në punë të njësisë prodhuese “B2”.

Ndërsa, sa i përket situatës me energjinë, kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë të diel tha se e kupton frustrimin e qytetarëve, por që sipas tij, këto janë shkak i qeverive të kaluara.

/GazetaSinjali/