image Greqia ia dhuron 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Shqipërisë

Shqipëri

Greqia ia dhuron 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Shqipërisë

news image

20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, të cilat u pritën nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë, Sofia Philippidou, shkruan Gazeta Sinjali.

Greqia gjithashtu ka premtuar se doza të tjera vaksinash do të dërgojnë në ndihmë të vendeve të tjera të rajonit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se do të vijohet pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë. Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë  Do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Manastirliu. /Gazeta Sinjali/