Ndihmat e nisura nga Turqia, arritën pasditën e sotme në Kosovë, të cilat u pritën nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në vazhdën e ndihmave të ardhura dhe që po vijnë në Kosovë, tashmë kanë arritur edhe ndihmat nga Turqia, për të cilat ai e falëndëron popullin turk.
“Në vazhdën e ndihmave që po na mbërrijnë dhe na kanë mbërritur edhe nga miqtë e tjerë, si nga BE, SHBA e miqtë e tjerë, sot nga populli turk kemi pranuar një ndihmë të konsiderueshme për popullin e Kosovës që të përballemi me mirë dhe me lehtë nga situata e krijuar nga COVID 19. Miqtë e mirë shihen në ditë të ëvshtira”, ka thënë Vitia./GazetaSinjali/