image Arrihet marrëveshja, Ten Hag do të jetë menaxher i "djajve"

Futboll

Arrihet marrëveshja, Ten Hag do të jetë menaxher i “djajve”

news image

Manchester United ka arritur marrëveshje verbale me Erik Ten Hag, transmeton Sinjali Sport.

Gazetari i besueshëm anglez i “TheAthletic”, David Ornstein ka dhënë përditësimet e reja rreth çështjes së Ten Hag.

Ai ka konfirmuar se tashmë marrëveshja verbale në parim është arritur mes Ten Hag dhe klubit të United, megjithatë marrëveshja ende nuk është arritur mes klubeve.

“Man Utd arrin marrëveshje verbale në parim me Erik Ten Hag për t’u bërë trajneri i ardhshëm i përhershëm. United do të ketë nevojë për marrëveshje me Ajax (të cilët janë në dijeni) dhe për të finalizuar kontratën (deri në 4 vjet). Asnjë njoftim deri pas finales së Kupës së Holandës”, ka shkruajtur Ornstein në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/