image Arrihet marrëveshja, Perisic largohet nga Interi

Futboll

Arrihet marrëveshja, Perisic largohet nga Interi

news image

Anësori i Interit, Ivan Perisic do të largohet përfundimisht nga Interi.

Kontrata kroatit me Nerazzurrët skadon më 30 qershor dhe ai nuk do ta rinovojë kontratën me zikaltrit.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano tashmë e ka bërë të kryer marrëveshjen e Perisic me skuadrën angleze Tottenham.

Sipas Romanos, marrëveshja është e pashmangshme për një kontratë dy-vjeçare me një ekzaminim mjekësor të mundshëm për javën e ardhshme.

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte e kishte dërguar Perisic në huazim te Bayern Munich kur ai mbërriti për të marrë drejtimin e Interit në vitin 2019.

Megjithatë, Perisic u rikthye në sezonin e dytë të Conte-s me Nerazzurrët, një i shkëlqyer në një rol të ri mbrojtës krahu për të ndihmuar Interin me Scudetton.

/GazetaSinjaliSport/