Anësori i Interit, Ivan Perisic do të largohet përfundimisht nga Interi.
Kontrata kroatit me Nerazzurrët skadon më 30 qershor dhe ai nuk do ta rinovojë kontratën me zikaltrit.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano tashmë e ka bërë të kryer marrëveshjen e Perisic me skuadrën angleze Tottenham.
Sipas Romanos, marrëveshja është e pashmangshme për një kontratë dy-vjeçare me një ekzaminim mjekësor të mundshëm për javën e ardhshme.
Trajneri i Tottenham, Antonio Conte e kishte dërguar Perisic në huazim te Bayern Munich kur ai mbërriti për të marrë drejtimin e Interit në vitin 2019.
Megjithatë, Perisic u rikthye në sezonin e dytë të Conte-s me Nerazzurrët, një i shkëlqyer në një rol të ri mbrojtës krahu për të ndihmuar Interin me Scudetton.