image Arrestohet i dyshuari i dytë për sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspektoratit të Komunës së Pejës

Siguri

Siguri/ Arrestohet i dyshuari i dytë për sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspektoratit të Komunës së Pejës

news image

M.K., është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për sulm fizik ndaj Leotrim Murtezaj, drejtor i inspektoratit në Komunën e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit që ndodhej në arrati, e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Mund të konfirmojmë që është arrestuar personi në fjalë, i dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’, i cili ka qenë në arrati. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Nikçi për Gazetën Sinjali.

Lidhur me këtë rast policia kishte arrestuar edhe një të dyshuar tjetër, i cili ndodhet nën masën e paraburgmit.  

Ngjarja kishte ndodhur në një lokal në Pejë, ndërsa motivi i sulmit fizik dyshohet se lidhet me detyrën zyrtare të drejtorit të inspektoratit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Pejës ./Gazeta Sinjali/