image Arrestohet vëllai i 32-vjeçarit që u vra mbrëmë në Prizren, dyshohet se bëri thirrje për hakmarrje ndaj policisë

Sinjalizime

Arrestohet vëllai i 32-vjeçarit që u vra mbrëmë në Prizren, dyshohet se bëri thirrje për hakmarrje ndaj policisë

news image

M. Shala (emër i njohur për redaksinë), vëllai i Besnik Shalës, 32-vjeçarit që u vra mbrëmë nga policia në Prizren, gjatë aksionit për arrestimin e tij, u arrestua sot nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se M. Shala u arrestua pasi që dyshohet se bëri thirrje në Facebook për hakmarrje ndaj policisë për vrasjen e vëllait të tij.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, po ashtu kanë bërë të ditur se në shtëpinë e M. Shalës policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë automatike kalashnikov.

Sinjalizimin e Gazetës Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

M.Shala, vëllai i Besnik Shalës

Nga kjo drejtori i kanë thënë Gazetës Sinjali se vëllai i Besnik Shalës ka kanosur Policinë e Kosovës dhe se ky rast është ende duke u hetuar nga sektori i hetimeve në Prizren.

“Më datë 23 shtator 2020, një person i dyshuar, përmes rrjetit social Facebook, ka kanosur Policinë e Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i PTH-Prizren i cili ka kërkuar që i dyshuari të intervistohet. Në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshimti është deklaruar para policisë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshimti lirohet në procedure të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Besnik Shala (qorri)

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/