image Arrestohet shoferi i autobusit, i cili i ofroi ryshfet zyrtarit doganor në Merdare

Siguri

Arrestohet shoferi i autobusit, i cili i ofroi ryshfet zyrtarit doganor në Merdare

news image

Në pikën kufitare të Merdares, dje policia ka arrestuar një shofer të një autobusi, i cili dyshohet për “Dhënie të ryshfetit”,  shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ngjarja filloi kur shoferi i autobusit ia dorëzoi zyrtarit doganor dokumentet për verifikim, mirëpo e panë se brenda tyre shoferi futi edhe 10 Euro.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar, mirëpo pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit është liruar.

/Gazeta Sinjali/