Gazeta Sinjali ka mësuar se të shtunën mbrëma, është arrestuar një shitës i njohur i substancave narkotike në Gjakovë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur në rrugën “Bajram Daklani”.
Siç mësohet nga burimet brenda Policisë, i dyshuari, që sipas Policisë është shitës i njohur i substancave narkotike, është arrestuar pasi në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 5 qese të dyshuara me kokainë. Kokainë kishte rreth 2.05 gram.
Gjithashtu, të njëjtit i është konfiskuar edhe vetura e tij, telefoni dhe 285 euro.
Burimet bëjnë me dije se është bastisur edhe shtëpia e tij por nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshimtë./Gazeta Sinjali/