Gjatë ditës së sotme është arrestuar një 73 vjeçar shtetas serb në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se pas kontrollimit të shtëpisë së 73-vjeçarit janë gjetur dy pushkë automatike AK-47, tetë karikator të pushkës AK47, dy pushkë të gjata M48, Një armë të shkurtë pistoletë, Tetë raketahedhës (Tromblona) , një raketahedhës (Zollë), dy granata dore, një mijë e njëqind fishekë të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme të armëve dhe të uniformës ushtarake (pa emblema).
“Armët dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” neni 366 paragrafi II, i KPK-s.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve“, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/