Reperi, G-Eazy, dyshohet se ka goditur me grushte dy persona jashtë një hoteli në New York.
G-Eazy është arrestuar dhe akuzuar për sulm ndaj dy personave jashtë një hoteli në New York, ka shkruar Pagesix.
Një grindje mes tre personave dyshohet se u zhvillua jashtë hotelit The Standard në Manhattan të premten, më 10 Shtator.
G-Eazy u arrestua të hënën, një ditë pasi mori pjesë në MTV VMA në Brooklyn.
Policia raportoi se ai ishte arrestuar me akuza për kundërvajtje dhe u lirua pasi iu dha një biletë për t’u paraqitur në gjykatë në një datë të mëvonshme.
Ai ishte arrestuar më parë në vitin 2018 për goditje të një roje sigurie jashtë një klubi në Stokholm, si dhe posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike.
G-Eazy u deklarua fajtor për ato akuza dhe u dënua me kusht.
Kujtojmë se, G-Eazy më parë ka bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa. /GazetaSinjali/