image Arrestohet pronari i kompanisë në Ferizaj, dyshohet se përfitoi kundërligjshëm nga vendimet e Qeverisë

Siguri

Arrestohet pronari i kompanisë në Ferizaj, dyshohet se përfitoi kundërligjshëm nga vendimet e Qeverisë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka mashtruar dhe falsifikuar dokumente për të përfituar kundërligjshëm nga vendimet e Qeverisë, për ndihmat me Pakon Fiskale Emergjente për COVID-19.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte deklaruar se kishte 19-të punëtorë të rinj për të përfituar nga kjo masë.

I dyshuari i lartcekur me iniciale nuk i kishte deklaruar pagat e punëtorëve në ATK dhe nuk i kishte kryer pagesat as të tatimit të mbajtur në burim as nuk kishte paguar kontributet e pensioneve. I njëjti edhe pasi parat e pakos emergjente u kishin dalë në xhirollogari të punëtorëve, u kishte bërë presion (personave të deklaruar si punëtor) që shumën prej 100€ për muaj t’ia japin atij, ndërsa pjesën prej 30€ ta ndalin për vete. Me këtë rast pjesa më e madhe e tyre kishin pranuar, ndërsa për ata që nuk kanë pranuar këtë ofertë, i dyshuar kishte përpiluar nga një faturë fiktive, duke e nënshkruar vetë në emër të blerësit, ku disa nga këto fatura ishin në vlerë deri 260.00€, në emër kompanisë kinse kanë marr material elektrik, e të njëjtat fatura (të falsifikuara) i kishte dorëzuar te përmbaruesi privat”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /GazetaSinjali/