Është arrestuar sot në Prizren një person me inicialet B.M., 25 vjeçar i kërkuar nga policia për veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, i dyshuari po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren.
Me vendim të gjykatës, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej 8 muaj e 25 ditë dhe 500 euro gjobë./GazetaSinjali/