image Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të rëndë në Pejë

Siguri

Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të rëndë në Pejë

news image

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person mbrëmë rreth orёs 22:00, me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprat penale “Vjedhje e rёndё”, “Vjedhje”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në sheshin “Skёnderbeu” në Pejë, i njëjti pas arrestimit është ndaluar nё ndalim Policor për tu intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë. /GazetaSinjali/