image Arrestohet personi i cili vodhi 6 televizorë dhe 7 iPad në një shkollë në Gjilan - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Arrestohet personi i cili vodhi 6 televizorë dhe 7 iPad në një shkollë në Gjilan

news image

Sot, rreth orës 11:00 në Gjilan, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në shkollën private “Hello” të ndodhur me datë 20 tetor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet brenda policisë se, i dyshuari D.D duke përdorur forcën ka hyrë brenda në objektin e shkollës dhe nga aty ka arritur të vjedh 6 televizorë dhe 7 iPad.

Po ashtu, është bërë e ditur se, ankuesit i janë kthyer gjërat e vjedhura, ndërsa i dyshuari i cili edhe ka pranuar në tërësi rastin, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin