image Tentoi ta vrasë një burrë, arrestohet gruaja nga Prishtina

Siguri

Tentoi ta vrasë një burrë, arrestohet gruaja nga Prishtina

news image

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që e njëjta, pas një mosmarrëveshje, ka tentuar që të vrasë një burrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Incidenti ka ndodhur më 6 qershor, 2020, në ora 19:56.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/