image Arrestohet pejani, kanosi inspektorët komunalë

Kosovë

Arrestohet pejani, kanosi inspektorët komunalë

news image

Dje në Pejë policia ka prangosur një burrë pasi dyshohet se ka kanosur inspektorët komunalë të ndërtimit.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka kanosur inspektorët komunalë të ndërtimit gjatë kontrollit të një objekti në ndërtim e sipër i cili ishte pa leje ndërtimi. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

/Gazeta Sinjali/