Dje në Pejë policia ka prangosur një burrë pasi dyshohet se ka kanosur inspektorët komunalë të ndërtimit.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka kanosur inspektorët komunalë të ndërtimit gjatë kontrollit të një objekti në ndërtim e sipër i cili ishte pa leje ndërtimi. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.