image Arrestohet pejani, dyshohet se e shtyu një femër të bënte vetëvrasje

Kosovë

Policia/ Arrestohet pejani, dyshohet se e shtyu një femër të bënte vetëvrasje

news image

Policia e Pejës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka kryer veprën e rëndë penale “shtyerje në vrasje”.

Siç njofton Policia, pejani dyshohet se e ka shtyer një femër të kryejë vetëvrasje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rr. Hasan Cermaxhija, Pejë 06.01.2020 – 09:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili dyshohet se ka shtytur viktimën femër K-Shqiptar të kryer vetëvrasje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/