image Arrestohet para stacionit policor Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së

Sociale

Arrestohet para stacionit policor Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, nënkryetari i kësaj partie, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së, janë arrestuar me forcë nga Policia e Kosovës, para stacionit policor në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një aktiviteti simbolik të këtij subjekti politik që kundërshtonte “standardet e dyfishta” të policisë për shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të masave antiCOVID.

Policia i ka arrestuar me forcë pasi që ata kanë refuzuar t’u binden urdhrave të policisë që të shpërndahen dhe kanë rezistuar gjatë arrestimit.

Madje, Dardan Molliqaj është shtrirë krejtësisht përtokë, duke mos pranuar që t’i vendosen prangat.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime“, ishte parulla e aktivitetit të Partisë Socialdemokrate të Kosovës, e cila u shënua me sprej edhe në muret e stacionit policor./Gazeta Sinjali/