image Arrestohet Nol Nushi, PSD: Ky veprim policor është tejet i dyshimtë

Politikë

Arrestohet Nol Nushi, PSD: Ky veprim policor është tejet i dyshimtë

news image

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se është arrestuar anëtari i tyre, Nol Nushi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga PSD bëjnë me dije se Nushi është arrestuar sot rreth orës 16:00 dhe sipas tyre, arrestimi është bërë pa asnjë mbulesë legjitime.

Tutje në njoftim thuhet se sekretari organizativ i partisë është liruar më pas, por atij i është ndalur letërnjoftimi.

“Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimtë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, thuhet në njoftim.

Arrestohet Nol NushiRreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë. Policia nuk ka…

Posted by PSD on Saturday, November 12, 2022

/GazetaSinjali/