Në Gjakovë Policia e Kosovës ka arrestuar një vëzhgues të një partie politike, por arrestimi i tij nuk ka qenë i lidhur me ditën e zgjedhjeve dhe procesin zgjedhor.
Ai është arrestuar për shkak se policia kishte qenë në kërkim për vepra të mëhershme.
Lirije Podrimaj, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, nga rajoni i Gjilanit ka konfirmuar rastin për Sinjalin.
“Mund të konfirmojë se një vëzhgues është arrestuar, por jo për shkak të procesit zgjedhor, por për shkak se kishte qenë në kërkim nga Policia e Kosovës për raste të mëhershme”, ka thënë ajo për Gazetën Sinjali.