image Arrestohet një serb në Kllokot, dyshohet se plagosi një polic

Kosovë

Drejtësi Arrestohet një serb në Kllokot, dyshohet se plagosi një polic

news image

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në Kllokot nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së sotme, përkatësisht më 28 mars 2020, rreth orës 13h, në fshatin Verbovc, komuna e Kllokotit, i dyshuari B.M., i nacionalitetit serb, për shkak të një mosmarrëveshje paraprake, ka tentuar që t’a privonte nga jeta, të dëmtuarin Z.J., i nacionalitetit serb – zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare, në atë mënyrë që me armë zjarri ka shtënë dy herë në drejtim të tij, me ç’rast i njëjti ka marrë dy plagë, për të cilat është dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan./GazetaSinjali/