Gjatë së shtunës është arrestuar një shtetas libanez, pasi është kapur duke vjedhur në një qendër tregtare në Veternik, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, i njëjti ishte kapur duke vjedhur në “Albi Mall”.
Sinjali gjithashtu ka mësuar se shtetasi libanez, që po qëndronte si refugjat në Kosovë, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/