image Arrestohet një polic në Prishtinë, dyshohet se e rrahu një 21-vjeçar para dy ditësh

Kosovë

IPK/ Arrestohet një polic në Prishtinë, dyshohet se e rrahu një 21-vjeçar para dy ditësh

news image

Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar një polic.

Polici i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është arrestuar pasi më 5 prill në lagjen “Velania” në Prishtinë dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një 21-vjeçari, raporton Gazeta Sinjali.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Sipas pretendimeve të familjarëve të 21-vjeçarit, ai kishte pësuar lëndime në kokë pas incidentit me zyrtarin policor.

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti për menaxhimin e ankesave dje kishte pranuar një ankesë lidhur me pretendimet e qytetarit për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga polici.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në fund të komunikatës së IPK-së. /Gazeta Sinjali/