image Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumenteve në Pejë

Siguri

Arrestohet një person për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumenteve në Pejë

news image

Është arrestuar një person në Vitomiricë të Pejës, si i dyshuari për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës” dhe “Falsifikim i dokumentit”, transmeton Gazeta Sinjali.

Personi në fjalë dyshohet se ia kishte mundësuar në mënyrë të kundërligjshme dy të dyshuarve tjerë të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës.

Këto shërbime të kundërligjshme, i arrestuari dyshohet t’i ketë kryer gjatë tetorit të vitit 2018 dhe gjatë muajit prill 2019.

Nga zyra e të dyshuarit janë sekuestruar dy lëndë të dyshuara./Gazeta Sinjali/