image Arrestohet një person pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij

Kosovë

Policia/ Arrestohet një person pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikikenë ndaj djalit të tij në fshatin Qyshk të Pejës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur një pushkë gjuetie dhe 19 fishekë si dhe një thikë.

“Fsh. Qyshk, Pejë 18.01.2020 – 18:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij mashkull K/Shqiptar. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie kalibri i pa njohur me nëntëmbëdhjetë (19) fishekë kalibri 4.5 mm dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/