image Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën substanca narkotike

Siguri

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën substanca narkotike

news image

Një person është arrestuar të premten në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë për posedim të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë prej 9.2 gram.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/