image Arrestohet një person në Obiliq, sulmoi policët me shufër metali

Kosovë

Raport/ Arrestohet një person në Obiliq, sulmoi policët me shufër metali

news image

Një person është arrestuar në fshatin Sibovc të Obiliqit, pasi me një mjet të fort të metalit kishte sulmuar zyrtarët policorë të cilët në lokacionin e tij kishin shkuar për të realizuar dy urdhëresa të gjykatës.

Si pasojë e sulmit njëri zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Gazeta Sinjali/