Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person me iniciale T.E., 21 vjeçar në Tresavë të Leposaviqit, pasi që i njëjti dyshohet për kontrabandë dhe kalim të kufirit në mënyrë ilegale, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit me adresë vendbanimi në Novi-Pazar, gjatë kontrollimit të furgonit iu gjetën rreth 1 mijë e 300 litra derivate që transportonte dhe nuk kishte të vendosura stikersat në targa.
“Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore“, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/