image Arrestohet një person në Gjilan, u kap duke organizuar lojëra të fatit

Siguri

Arrestohet një person në Gjilan, u kap duke organizuar lojëra të fatit

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e djeshëm në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se ai është kapur duke ushtruar veprimtari të kundërligjshme të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në lokalin e tij policia ka gjetur dhe konfiskuar televizorë, llap top, printer, shtëpizë kompjuteri, libër të bastoreve dhe tiketa të lojërave.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit./Gazeta Sinjali/