image Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për bixhoz të paligjshëm

Siguri

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për bixhoz të paligjshëm

news image

Gjatë ditës së sotme një person me iniciale I.G, 52 vjeçar në Gjilan është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet për organizim të bixhozit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, policia ka hasur në një bastore ilegale, ku më pas kanë kontrolluar lokali dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur mjete dhe pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojëra të fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’./GazetaSinjali/