Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Gjakovë, i cili dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, në lokalin e tij, në rrugën “Dëshmorët e Morinës”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka gjetur në lokalin e të dyshuarit karta bixhozi, shënime për parashikimet e lojërave futbollistike, dy telefona, 4078 euro, si dhe 100 franga zvicerane.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.