image Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjetën armë e mjete luftarake

Siguri

Arrestohet një person në Gjakovë, iu gjetën armë e mjete luftarake

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 30-vjeçarin me inicialet V.SH, në fshatin Rogovë në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se i njëjti posedonte armë zjarri dhe mjete të tjera luftarake.

Pas bastisjeve të kryera nga ana e Policisë, nga i arrestuari janë gjetur dhe sekuestruar armët:

 Një ZOL – e zbrazët,

– Një GULINOV , cal.12,7 mm dhe

– Një revole, cal. 7.65 mm

 “I njëjti është shoqëruar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet, dhe  rasti vazhdon në procedura të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjakovë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale dhe sigurinë sa ma të qëndrueshme të qytetarëve dhe pasurisë së tyre”, thuhet në njoftimin e PK-së.

/Gazeta Sinjali/