image Arrestohet një person në Deçan, sulmoi mjekun

Siguri

Arrestohet një person në Deçan, sulmoi mjekun

news image

Është arrestuar një person gjatë ditës së djeshme në Deçan, pasi që i njëjti ka sulmuar një mjek, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, viktima si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari për sulm ndaj mjekut është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Strellc i Epërm të komunës së Deçanit. /GazetaSinjali/