Është arrestuar një person gjatë ditës së djeshme në Deçan, pasi që i njëjti ka sulmuar një mjek, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur policia, viktima si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari për sulm ndaj mjekut është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Strellc i Epërm të komunës së Deçanit. /GazetaSinjali/