Polica ka arrestuar të dyshuarin E.K. për kallëzim të rremë gjatë ditës së djeshme, i cili pretendonte se ishte kërcënuar me armë.
Përmes një komunikate policia ka njoftuar se viktima E.K. ka raportuar se ka qenë me veturë duke qarkulluar nga Deçani në drejtim të Junikut, ai ka pretenduar se është sulmuar me pistoletë në kokë duke iu kërkuar para.
Më pas sipas viktimës, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ka vazhduar rrugën dhe ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku i është dhënë ndihma mjekësore për lëndimin në stomak.
Ndërsa hetueit policor kanë konstatuar se viktimës nuk i është grabitur asgjë pasi që nuk ka pasur para me vete.
Polcia ka arrit të vërtetojnë se i dyshuari nuk ishe qenë pjesë e incidentit e për këtë policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka intervistuar nën dyshimet për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
“Hetuesit policor të stc.pol. Deçan, pas një pune operativo-hetimore me datë 01.11.2019 ka arrit të vërtetojnë se i dyshuari i sipërshënuar në datën dhe kohen e incidentit nuk kishte qenë fare në atë lokacion, në lidhje me ketë policia ka arrestuar të dyshuarin e sipërshënuar dhe ka intervistuar nën dyshimet për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori shtetit dhe me urdhër të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është liruar ne procedurë të rregullt, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. /GazetaSinjali