image Arrestohet një person, kapet duke kontrabanduar pesë refugjatë afganë në Kosovë

Siguri

Arrestohet një person, kapet duke kontrabanduar pesë refugjatë afganë në Kosovë

news image

Shumë refugjatë kohëve të fundit kanë gjetur strehim në Kosovë. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Afganistani, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka marrë vesh nga burimet e veta në Polici se dje, rreth orës 18:00, një person është arrestuar në Prizren pikërisht për kontrabandim me emigrantë.

Sinjali mëson se është arrestuar një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, pasi me kamionin e tij kontrabandoi pesë refugjatë, shtetas afganë, të cilët më pas janë dërguar në qendrën strehimore për azil. /Gazeta Sinjali/