Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për zjarrvënie afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e policisë theksohet se ky arrestim është bërë si rezultat i hetimeve të shpejta pas situatës së krijuar nga zjarret.
“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta, sot patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie, mbi dyshimin e bazuar për një zjarrvënie afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit”, thuhet në njoftimin e policisë.