image Arrestohet një grua – krijoi një bombë në një dyqan të Florida

Botë

Botë/ Arrestohet një grua – krijoi një bombë në një dyqan të Florida

news image

Një grua është arrestuar gjatë ditës se sotme në Florida, pasi që e njëjta krijoi një bombë në një dyqan.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Emily Stallard, bombën e krijoi në një kavanoz të mbushur me thonj, alkool dhe qirinj, transmeton Gazeta Sinjali.

37-vjeçarja ishte endur rreth dyqanit së bashku me djalin e saj për më shumë se një orë, derisa edhe rojet e lokalit e kishin vërejtur sjelljen e saj të çuditshme.

Një polic jashtë detyrës zyrtare së bashku me një roje sigurimi, kishin arritur që ta ndalin atë para se ta ndizte qiriun.

Policia ka raportuar se Stalldard i ka rezistuar arrestimit dhe është ngarkuar me veprat: abuzim me fëmijë, krijim të bombës, si dhe sjellje të ashpër ndaj autoriteteve./Gazeta Sinjali/

Emily Rae Stallard, 37, was arrested at a Tampa Walmart on Saturday after two men stopped her from allegedly lighting the makeshift bomb