Një burrë është arrestuar dje në fshatin Vlashnje të Prizrenit,
Siç njofton Policia, ai i ka kontrabanduar pesë shtetas sirianë.
“Fsh. Vlashnje, Prizren 26.08.2020 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kontrabanduar pesë shtetas sirian, të cilët pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali