image Arrestohet një 61 vjeçar, dyshohet se vodhi 3 mijë euro

Siguri

Arrestohet një 61 vjeçar, dyshohet se vodhi 3 mijë euro

news image

Një 83 vjeçar dje ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë, komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin, Policia sot ka arritur të identifikoj të dyshuarit, shtetas serb i moshës 61-vjeçare.

Te i dyshuari me inicialet S.N. janë gjetur dhe konfiskuar mjetet në vlerë prej 3 mijë eurove si dhe i është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit.

Prokurori i shtetit është njoftuar me rastin dhe i njëjti ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal “vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”.

/GazetaSinjali/