image Arrestohet një 22-vjeçar në Skënderaj, dyshohet për falsifikim të parave

Siguri

Arrestohet një 22-vjeçar në Skënderaj, dyshohet për falsifikim të parave

news image

Një person është arrestuar gjatë natës së të enjtes në Skënderaj për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “falsifikim i parasë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, patrulla policore në Skënderaj ka ndaluar një veturë ku gjatë kontrollit kanë hasur në një sasi të parave në vlerë prej 1 mijë e 30 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Në cilësi të provave materiale nga ana e krim- teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar:  41 (katërdhjetë e një) monedha nga 10 euro,  31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar  i dyshuari A.V., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/