image Arrestohet nëna e cila e bëri për spital djalin e saj

Kosovë

Policia/ Arrestohet nëna e cila e bëri për spital djalin e saj

news image

Një grua është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi kishte sulmuar fizikisht djalin e saj.

Policia në Prishtinë ka arrestuar të dyshuarën pasi e njëjta kishte bërë për spital djalin e saj, i cili pas sulmi është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Sipas raportit policor e dyshuara është me probleme psikike dhe nën përkujdesje të entit të shëndetit mendor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë./ Gazeta Sinjali/