image Sot akademi përkujtimore për Prof. Ymer Berishën, një nga emrat që la gjurmë në historinë e rezistencës shqiptare

Kosovë

Sot akademi përkujtimore për Prof. Ymer Berishën, një nga emrat që la gjurmë në historinë e rezistencës shqiptare

news image

Tetë dekada pas rënies së tij, Prof. Ymer Berisha vazhdon të nderohet si një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës kombëtare shqiptare.

Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, sot në Klinë mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të rënies së atdhetarit, intelektualit dhe luftëtarit të njohur.

Akademia do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, duke filluar nga ora 11:00, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, historianëve, studiuesve dhe personaliteteve që do të sjellin vlerësime mbi kontributin e Prof. Berishës në arsim, kulturë dhe lëvizjen kombëtare shqiptare.

Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të ruajë kujtesën historike dhe të nderojë trashëgiminë e një personaliteti që ia kushtoi jetën atdheut, duke lënë pas një vepër që vazhdon të zërë vend të rëndësishëm në historinë shqiptare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/