image Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 10 personave në New York

Botë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 10 personave në New York

news image

Policia në qytetin e New Yorkut ka arrestuar sot, një person të dyshuar për vrasjen e 10 udhëtarëve, në një stacion metroje në Brooklyn.

Frank James, 62 vjeç, u shpall nga policia si “person me interes” të martën, pas sulmit, duke e nisur një kërkim masiv për të, raporton New York Times.

Sot, zyrtarët deklaruan se James ishte i vetmi i dyshuar për të shtënat, në të cilat 23 persona u plagosën, 10 prej tyre humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri.

Rasti riktheu në qendër të vëmendjes thirrjet për ta trajtuar dhunën në sistemin e transitit të qytetit.

Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një pistoletë në stacionin “36th Street” të Brooklynit, të martën në mëngjes.

I dyshuari raportohet se u kap nga policia teksa po ecte në rrugët e Manhatanit.

I dyshuari për sulmin në New York

/GazetaSinjali/